Traineri i Tottenham, Harry Redknapp, në një intervistë të fundit për ‘talkSPORT’, ka pranuar se gjatë merkatos së Janarit skuadra angleze mund ti shes disa nga yjet që ka.
“Kam folur me presidentin, dhe kemi rënë në përfundim që para se të bëjmë ndonjë transferim duhet shitur dy ose tre lojtar tanë. Kjo mund të jetë mënyra e vetme në të cilën ne do të investojmë”.
Redknapp nuk e ka thën emrin e ndonjë lojtari që mund të largohet, por në listë mund të përfshihet edhe Gareth Bale.
Pas paraqitjeve fantastike në Ligën e Kampionëve dhe kampionatin anglez, Bale ka zgjuar interesim të madh tek skuadrat e mëdha Evropiane, ku në mesin e tyre është edhe Interi. Kartoni i Uellsianit është + 20 mln euro!
Nuk ka komente:
Posto një koment